Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet ka bërë bujë ndarja e Mozzikut dhe Loredanës, pak kohë pas ribashkimit. Çifti jo vetëm që kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, por edhe kanë hedhur thumba përmes postimeve.

Ditën e sotme Loredana ka bërë një tatuazh, i cili thotë shumë për gjendjen e saj emocionale pas ndarjes. Reperja ka bërë tatuazhin e një zemre të thyer në trup, si për të treguar që ndihet zemërthyer.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes çiftit, por të gjithë po presin një reagim të drejtpërdrejtë nga vetë ata.