Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit. Burime për abcnews.al nga shtabi i emergjencave civile bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.
Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, duke shpëtuar kështu pyjet që po digjeshin çdo ditë.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Ar matosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.
Ndërkohë që sot në mesditë nisi të punojë helikopteri nga ajri, “ndërhyrja e natyrës” solli shuarjen e plotë të flakëve.