Sot ishte ditëlindja e missit të njohur shqiptar, Hygerta Sako. Ajo festoi 44 vjetorin e lindjes dhe po shijon pushime intensive këtë verë, aktualisht në Himarë.

Ndonëse është aktualisht mesogrua, ajo duket si një çupë 20 vjeçare. Në trup dhe në pamje.

Imazh prej vitesh i televizionit publik, Hygerta Sako u bë e njohur për shqiptarët në fillim të viteve 90 kur fitoi Miss Albania 1995.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Një vit më vonë në Tiranë, ajo ishte pjesëmarrëse dhe në Miss Europa 1996 ku u prezantua me një veshje origjinale dhe të rrallë shqiptare që iu ofruan nga një familje me traditë të fisme shumëvjeçare nga Elbasani.

Vitet më pas, Hygerta, një femër e thjeshtë dhe fisnike, i kaloi duke mos iu ndarë botës së mediave.

Pa shumë bujë, pa preferuar të jetë imazh i lodhshëm mediatik dhe kompanish reklamuese, Hygerta ka ditur si të mbajë ende të gjallë në mendjen e publikut, imazhin e saj si një ndër pak femrat më të bukura shqiptare të 30 viteve të fundit.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur