Modelja e njohur shqiptare, Zana Krasniqi ka qëndruar prej kohësh larg jetës publike. Mirëpo, vetëm së fundmi ajo ka njoftuar se do të nisë karrierën publike.

Zana do të kandidojë si asambleiste në Komunën e Prishtinës në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Te dashur miq,

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Si aktiviste ambientaliste, ndjej obligim qe kauzes time per ruajtjen e Nanes Natyre ti jap drejtimin e duhur para se te jete vone. Une kam vendosur qe ne qytetin tim ku jamm lindur e rritur te kandidoj si asambleiste per Komunen e Prishtines ne listen e Levizjes Vetevendosje.

Duke e pas parasysh qe flitet shume, e punohet pak ne kete drejtim, do ta marr si obligim qe çeshtjet e ambientit te kene nje adrese. Vetem se bashku mund te bejm diferencen. Shpresoj ne mbeshtetjen dhe voten tuaj. Ta duam, ta ruajm dhe ta mbrojme NANEN NATYRE”, ka shkruar modelja.