Pak kohë më parë, Jasmina ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku e cilësoi Sindin si vajzën që vishej më keq në Përputhen. Sigurisht, deklarata e saj nuk u prit aspak mirë nga kjo e fundit, e cila nuk ia kurseu një përgjigje thumbuese.
Sindi publikoi një foto në rrjete sociale, duke treguar se fustanin që kishte veshur Jasmina atë mbrëmje, ajo e kishte veshur që në Dhjetor. “Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, shkroi ajo me ironi.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Mirëpo pas kësaj ngjarjeje dyshja janë pajtuar. Sindi ka publikuar së fundmi një foto në rrjete sociale dhe komenti i Jasminës ka marrë të gjithë vëmendjen.
“O Zot ca ylli”, i ka shkruar ajo.
Sindi i ka kthyer një përgjigje të ngrohtë që lë të kuptohet se ajo dhe Jasmina tashmë janë shoqe. “O dashuria ime ti”, ka replikuar ish-konkurrentja.