Nora dhe Roberti u bënë bashkë.
Ish-çifti që para disa kohësh ndanë rrugët pas një lidhjeje 15 vjeçare, mbrëmë ndanë skenën në të njëjtin organizim në Prizren.
Ngjarja nuk është se erdhi si befasi për faktin se dyshja janë në grupin (e ngushtë) të ish-partnerëve që japin një shembull të shkëlqyer të raporteve pas ndarjes.
Megjithatë, një dëshirë e fansave të dikurshëm, nuk ka arritur të “përmbushet”.
Nora dhe Roberti kanë performuar ndaras dhe nuk kanë interpretuar mbrëmë në Prizren këngët e përbashkëta.
Pas këtij koncerti, Nora ka vazhduar me axhendën esaj të ngjeshur të koncerteve në Shqipëri, aty ku do jetë bashkë me reperin Mato Lale.