Stela dhe Çimi i “Përputhen +40” i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë, lajmin e ndarjes e ka dhënë vet Stela përmes disa postimeve në rrjetet sociale ku shkruan se e ka marrë vesh për ndarjen kur Çimi ka hequr nga Instagrami i tij fotot që kanë dalë bashkë.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij, papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagramin e tij, ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj.

Ajo poston një video nga studio kur kanë qenë në “Për’puthen” dhe shkruan: “Kush e sheh Çimin në rrugë ju lutem mund ta pyesni”  mëngjesin e sotëm, ish-konkurrentja i ka kthyer përgjigje të gjithë percjellesve, të cilët e kanë pyetur se pse nuk ka fshirë nga rrjetet sociale fotot me Çimin.

“Mirëmëngjes! Shumë persona më shkruajnë pse nuk i heq fotot me Çimin nga Instagram-i… Unë nuk jam fëmijë si disa të tjerë, ato janë kujtime të bukura për aq sa zgjati… Ditë të mbarë e faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Stela.