Kosova fiton medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios. Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 48 kg.
25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Funa Tonaki në finale. Në debutim mposhti brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa më pas ia doli të thyejë kinezen Chen Hao Lin. Xhudistja nga Peja ia doli edhe në gjysmëfinale, duke fituar ndaj mongolezes Urantsetseg Munkhbat.
Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në historinë e Lojërave Olimpike. Të parën e fitoi Majlinda Kelmendi pesë vite më parë në Olimpiadën e Rios në Brazil.