Janë të shumtë prindërit që vuajnë mallin e fëmijëve vetëm pse mendojnë që e ardhmja e tyre, jo vetëm profesionale, do të jetë më e mirë nëse i dërgojnë me studime jashtë. Gazetari Edmond Arizaj e ka dërguar të bijën me studime në Amerikë. Mbase nuk do të kishte zgjedhur një vend kaq të largët, nëse të gjitha arsyet që rendit më poshtë nuk do të ishin të drejta.
Do të vijë një kohë që do të pyesësh veten Pse babai më këshilloi të studioja në USA? Shpresoj që kjo pyetje të mbërrijë sa më vonë dhe mundësisht vetëm në formën e kurreshtjes.
Megjithatë po t’i jap disa arsye, duke pretenduar që na takojnë vetëm ne të dyve dhe asnjë prindi apo fëmije tjetër, të lirë në vendimet e tyre. Nuk ështëe dramë pse TI zgjodhe të largohesh për studime, por është dramë pse JU zgjidhni të largoheni, është dramë pse ATA bëjnë sikur nuk kuptojnëe pse JU largoheni çdo vit e më shumë.
Së pari sepse këtu, në vendin tonë të bukur që të dy e duam shumë, nuk do të ishe e lirë. Ose do të kishe një liri të perthyer. Këtu je plotesisht i lirë të mbijetosh, por për të jetuar ka disa kushte dhe këto kushte jam i sigurt se nuk i plotësoje dot.
Këtë e tregove me karakterin e fortë, e drejtë dhe shpeshherë të ashpër në mbrojtjen e tëe drejtës tënde që nëe klasat parauniversitare. E pra, kishe dy mundësi: ose të thy hej karakteri yt për të jetuar, ose të jetoje duke mbijetuar.
Së dyti, që të ecësh në jetë, në karrierë, në shoqeri do të duhej të jetoje përherë në një varkë që lundron vetëm në det me tallaz. Rrez. ikon të permb ytet barka, rrez. ikon të të hedhin nga barka, rrez. ikon urinë, etjen, por ke dhe rrez. ikun e madh fare që mund të zgjedhësh të “hash” shoqen a shokun e barkës që të vazhdosh përpara.
Justifikimin që mund ta degjosh rëndom, jetë është lu. ftë, mos e beso, ështëe idi otllëk. Është gjetje e shfrytëzuesve dhe të paskrupujve, për të justifikuar tra dhtitëe që u kanë bërë miqve, pabesitë që u kanë bërë kolegëve, e manip ulimet që u kanë bërë kujt i ka rëenë puna me ta. Ka dhe një jetë pa lu. ftë.
Eshte jeta me perpjekje, me mundim, me sakrifica, pa lene vi. ktima rruges, por qe ne fund te jep shperblimin e punes dhe studimeve, nuk te le ne fund te zinxhirit njerezor sic ndodh rendom ne vendin tone te bukur.
Se treti, nuk ke per t’u paragjykuar. As per prejardhjen tende siç mund te ndodhte ne çdo vend te Europes, as per pasurine tende siç mund te ndodhte ne çdo cep te Shqiperise, as per mendimet e tua, as per jeten tende.
Do te duhet vetem te zbatosh disa rregulla e ligje, por fantastike eshte qe po ato rregulla e ligje i zbatojne pothuajse te gjithe ne ate vend. Pra je e barabarte, ne start njesoj keni qene te gjithe.
Te tjerat, varen nga aftesite, durimi, deshira dhe vullneti. Krejt ndryshe nga “diku tjeter”, apo jo? Aq ndryshe sa disa te kthyer nga Amerika, jane asim. iluar nga e keqja. Apo u ka pelqyer?!
Se katerti, horizonti. Ne vendin tone te bukur, horizontet e tua do te mbylleshin, jo per fajin tend, vetem brenda kryeqytetit, ne xhu nglen me te ashper te mbij eteses, qe sa me te bukur ta tregojne, aq me e shemtuar eshte ne te vertete.
Te gjitha keto, dhe me shume akoma ne kryeqytet, prane syrit te vemendshem te kujtdo organizate e institucioni vezhgues e raportues te huaj, qe behet shqiptar aq shpejt sa nuk imagjinohet. Pershkrova me pak fjale Tiranen. Nuk guxoj te pershkruaj qytetet, sepse aty s’ka vije horizonti fare.
Se pesti, ajo qe te derrmon me shume nuk eshte reklama apo nderet qe i bejne sho-shoqit, te njohurve, apo lidhjeve te ndryshme ne ekranet tona televizive, por ajo qe ofrojne si fytyra e mendime te reja; jane kaq mi zorisht servile, te perulur, te atrofizuar, te kryetarezuar, te gatshem te shesin fytyren e prapanicen per karriere, e te shiten per me pak se 30 aspra per te nderruar mendim, e te lepijne e ka fshojne cdo gje per karrige.
Mos me thuaj te merren njerezit me punet e bizneset e tyre, sepse nese do duan te jene te pavarur, do te vije shteti te merret me ta.
Se gjashti, askush nuk do te luaje me ate qe te takon, qe meriton, qe fiton. Kjo eshte e sigurte. Ne vendin tone te bukur eshte e sigurte qe kjo nuk ishte aspak e sigurte. Ke degjuar per te drejten e prones? Aty ku studion tani eshte e shenjte. Ne vendin tone te bukur e drejta e prones eshte nxitje per humor. Humor te zi.
Po per te drejten e jetes ke degjuar? Vendi yne i bukur i fshehu ata qe u shkat erruan je ten me mijera njerezve. Sot mund te jene kudo. Madje mund te jene duke mbajtur edhe leksione. Mund te jete edhe nje komshi.
Po mund te jene edhe duke bere ligje. A eshte e drejte kjo? Nese do te pyesesh aty ku je, do shkaktosh habi dhe zemerim, sepse e drejte e vonuar, e drejte e mohuar; imagjino se cfare eshte e drejta e mohuar perjetesisht.
Por ne vendin tone te bukur e kalojme me “te shkuara te harruara”. Mendoje, si mund valle te harroje dikush qe ende nuk e di pse ia arre. stuan babane, pse ia degj. eneruan nenen, pse ia internuan vellane, pse nuk i dhane shkolle.
Eshte nje plage qe e lane te mahisej, dhe sot vetem leshon eren e ke qe, por ne nuk e dime se nga vjen, thjesht e ndjejme pa qene te afte ta sherojme.
Se shtati dhe do hyjme paksa me personale, munda egozimin tim prinderor, per te mos rrez. ikuar nje te neserme ku ti me kerkon llogari: pse me le te studioja ne keto shkolla. Sepse universitetet ne shumice kane deg raduar.
Nuk ke nevoje te shkosh auditor me auditor, mjafton te ndezesh TV ne darke, ne cdo stacion do prezantohesh me dhjetera pedagoge ne shkolla te ndryshme, qe kur i degjon qan me njerin sy e qesh me tjetrin. Per te ardhur keq. Sa me po mpoz ta kene prezantimin, aq me bosh tingellojne.
Duket sikur ka marre fund ajo plejada e pedagogeve studioze, shkencetare, kerkues, punetore, modeste (me ka dhene leksione dikur nje i tille, quhej Fatos Baxhaku), autoritare ne zoterimin e lendes, dhe ka ardhur koha e pedagogeve “hajt japim mesim, marrim ndonje lek, dalim dhe ne televizor”.
Jo, jo, nuk jane aspak te gjithe keshtu. Por ngaqe ata te miret (shumica eshte e tille) jane te pazeshem, duket sikur nuk ekzistojne. Njeri po nuk i do t’i shfaqe, sepse profesionistet nuk sjellin klikime.
U desh nje ter. met dhe nje pand. emi qe te mesojme se egzistojne edhe inxhiniere e doktore shqiptare, jo vetem brenda kufijve, por edhe jashte. Ishim mesuar vetem me emra kri. min. elesh.
Por valle a duhet te presim vetem fatke qesi per te njohur profesioniste dhe eksperte? Sa te gjenim pergjigjen e kesaj pyetjeje do kishe arritur moshen qe kam une sot.
Se teti, kam krijuar bindjen e forte se vetem me kontaktin kulturor jashte Shqiperise, mund te percjellim sadopak kulture brenda saj. Te pakten ne sjellje. Eshte nje beteje e veshtire, dhe kjo ne fakt eshte lu. fta qe duhet te beje vik. tima.
Kjo eshte e dhimbshme, por e verteta. Te pakten edhe per shume vite. Nuk shoh askund deshire, entuziazem, vullnet, fryme qe ta shnderrojne kete zgaver.
Njerezit, ata qe e bejne vendin, kane zgjedhur fatkeqesisht te mbijetojne ne shumice, duke pare nepermjet smarteve se si jetojne shfrytezuesit e tyre, bijte, apo kandidatet per shfrytezues.
E nenta, ne vendin tone te bukur ka humbur krejt sensi i mases. Sensi i turpit. Sensi i cipes. Sensi i faqes. Cdo gje e pand ershme behet aq hapur, flitet aq lehtesisht, merret aq me te qeshur, kalohet aq lehte, sfumohet aq pabesueshmerisht, saqe arrin nje moment kur do te duket vetja se je jashte kohe./Living