Reshje të dendura shiu do të ishte një pamje e zakonshme në pjesë të Azisë Juglindore, por kjo ndodh edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kulmin e një vale të nxehtësisë verore e cila ka parë që temperaturat rregullisht tejkalojnë 48 gradë celcius.
Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, reshjet u rritën nga o peracionet e “mbjelljes” së reve për të rritur reshjet në vendin e Gjirit.
Pra Dubai ka krijuar shiun artificial nëpërmjet të ashtuquajturës, mbjellje të reve që janë pjesë e një misioni të vazhdueshëm për të gjeneruar reshje në vendin e Lindjes së Mesme.
Shiu i shtuar krijohet duke përdorur teknologjinë dron që lëshon ngarkesa elektrike në re në mënyrë që ato të grumbullohen së bashku dhe të formojnë reshje.