Ronaldinho është padiskutim një nga futbollistët më të pëlqyer në botë dhe fansat e tij janë të çdo gjenerate.

Tifoze të çmendura janë edhe vajza të reja, të cilat e kanë ëndërr ta takojnë si “idhull” që e kanë, madje bëjnë çmos për të arritur vëmendjen e tij.

Së fundmi një fanse e zjarrtë ka menduar se do e pro.vokojë futbollistin duke i kërkuar t’i jepte një autograf, por jo në vend pak delikat.

Tifozja i kërkoi Ronaldinhos të shkruante autografin e tij mbi gjoksin e saj.

Mirëpo veprimi i futbollistit është bërë viral pasi ai në të vërtetë nuk jep asnjë reagim.

Ai as nuk jep qoftë edhe një buzëqeshje, por qendron serioz dhe i qetë duke mos hezituar për t’i dhënë autografin.