Javë më parë e ftuar në Prive teksa “Përputhen” po mbyllej, Bora Zemani u pyet për të preferuarit nga konkurentët.
Ajo nga djemtë veçoi Mevlanin, por vajzat nuk deshi t’i ‘ndajë’.
Sidoqoftë, të paktën në një gjë – ajo ka të preferuarën e saj, Bora nga të gjitha vajzat që kanë qenë në “Përputhen” ka zgjedhur Ana Kaurin e njohur si Ana 2 për reklamimin e veshjeve të koleksionit të ri nga linja e veshjeve “Bzzz”.
Fotografitë janë realizuar gjatë ditëve të fundit në jug me fotograf Klevin Hallin dhe për publikun do jenë gati shumë shpejt.