Sindi Loci padyshim ishte nga konkurrentet më të zhur mshme të “Për’puthen”. Ish-konkurrentja ishte shkaktare dhe pjesë e debateve të mëdha në studio me konkurrentët por edhe me Arjan Konomin.

Sindi Loci në një lidhje, habit me deklaratën: Nuk ia kam dhënë puthjen e parë – Iliria News Agency
Debatet kishin degraduar deri në atë mënyrë sa për herë të parë produksioni u detyrua të organizojë takim mes saj dhe opinionistit për t’i “ulur gjakrat” dhe sqaruar gjërat por pa rezultat.

E për këto situata të krijuara duket se Sindi nuk ndjehet aspak keq madje konsideron se i solli përfitime produksionit.

“Mendon se Olsa të ka mbajtë më shumë në program sepse je dinamike dhe në këtë mënyrë rriteshi klikimet?”, ishte pyetja që një ndjekës ia bëri ish-konkurrentes, e cila e aprovoi një gjë të tillë. “Normal, debatet e mia shkonin deri në 1.7 milionë views. Mos të flasim për komentet 300 mijë vetëm në Instagram”, është përgjigjur Sindi.

Ndryshe konkurrentja ka deklaruar se pas daljes është në lidhje dashurie por që dëshiron ta mbajë se kret.