Andi Artani është një nga djemtë më të njohur tashmë në showbizin shqiptar dhe si duket ka mësuar çdo “lëvizje” për të marrë vëmendjen e duhur.

Dikur konkurrent në “Përputhen”, ndërsa tani është pjesë e ekranit si prezantues në emisionin “Natë Vere”.

Andi ka marrë shumë komplimente dhe së fundmi e ka përgëzuar dhe Diona Fona.

Këngëtarja ka postuar një foto në rrjete sociale duke e uruar.

Ndërsa, ai ia ka kthyer duke i bërë një ftesë publike për në emision.

“Faleminderit! Kur po na vjen?”, i ka shkruar ai.

Mirëpo kujtojmë se ishte Diona “arsyeja” pse Andi dhe Jasmina i dhanë fund lidhjes, pasi kjo e fundit u bë xheloze për këngëtaren.