Mëlçia është organ misterioz. Ajo nuk jep shenja të sëm. undjeve deri kur në brendësi të jetë krijuar ndonjë problem serioz. Kujdesi ndaj këtij organi është investim për jetën.

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja në lidhjen e përjavshme në Skype në “News 24” me moderatoren Androniki Kolka tha se kur mëlçia shfaq shqetësime, atëherë aty prej kohësh ka përparuar një sëm. undje e cila në shenjat që shfaq është vetëm maja e ajsbergut.

“Si gjendra më e madhe, shërben në ruatjen e rruazave të kuqe të gja. kut. Mëlçia jep disa shenja të dukshme që njeriu duhet t’i analizojë me veten”, -thotë Merja duke shtuar së nëse hamë ushqime jo të shëndetshme, mëlçia ngarkon punën e saj.

Ai ngre shqetësimin e ngrënies në orët e vona të natës, pak para se të flemë pasi kjo ndikon në dhjamosje dhe zmadhim të mëlçisë e cila nuk do mund të përballojë më pas funksionet e saj. “Ushqime që kanë shumë kolesterol apo kripëra e dëmtojnë mëlçinë. Alk. oli në sasi të madhe, pothuaj në 200 ml është baras me 250 g sheqer.

Në doza të larta mëlçia lodhet e zmadhon volumin edhe pankreasi nuk e përballon dot prodhimin e insulinës.” -sqaron Merja, ndërsa bën të ditur se nëse një person i rritur pi deri në 100 ml alk. ol në ditë, kjo përkundrazi e ndihmon në qarkullimin e gja. kut dhe sheqeri që përftohet nga alk. oli kthehet në energji.

Dyshimet se diçka nuk shkon mirë me mëlçinë tonë janë: goja e thatë, vështirësi në kapërcimin e ushqimit, pirja e ujit shpesh gjatë natës.

“Në fillim,-thotë Merja, -duhet kontrollojmë gjuhën për myk, nëse jo, atëherë duhet të dyshojmë tek mëlçia.” Të tjera shenja të sëm. undjeve të mundshme në mëlçi janë: lodhje të vazhdueshme, këputje trupore dhe hematoma, po ashtu fryrja e këmbëve dhe duarve dëshmon për probleme të cila tregojnë për një mëlçi që nuk funksionin në rregull, por edhe veshka që kanë ulur rendimentin e tyre.

Në analiza të specifikuara kërkohen provat e heparit, kontroll i libidogramës për të parë vlerat e kolesterolit dhe eko për detaje. Mënyrat për mbrojtjen e mëlçisë janë të shumta. E para është kontrolli i ushqimit dhe ulja e pirjes së alk. olit.

Merja këshillon përdorimin e lakrave të egra si çikoret, lëpjetat dhe qumështoren. Sipas tij të nevojshme janë arrat, 4-5 korra në ditë, 1-2 lugë kafe kurkum.

Këto rigjenerojnë qelizat, duke mos harruar edhe uthullën e mollës së eg ër. Gjatë natës nuk duhet ta ngarkojmë këtë organ, madje me kujdes gjatë ditës mund të pimë çaj lule tambëlgj. aku që bën detoksin e mëlçisë e cila shpesh është e ngarkuar me hel. me.

Gjethet e tambëlgjakut i ziejnë dhe i pimë gjatë ditës deri sa të arrijmë parametrat normale të gja. kut. “Nuk duhet të kursejmë frutat e eg ra, molla e eg ër, dëllinja, murrizi i eg ër shkrijnë kolesterolin.

Duhet të na shkojë mendja tëk karotat, rrepat e kuqe e të bardha”,-shton Merja për “News 24”, duke na kujtuar se mëlçia si organ jeton edhe 600 vite, varet si ne e trajtojmë atë