Një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës shqiptare, Capital T, është gjithnjë aktiv në rrjete sociale. Edhe pse shpesh poston foto nga përditshmëria, ne sërish dimë shumë pak për jetën e tij personale.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen këtë herë, është përgjigjja që i ka kthyer një prej ndjekësve të tij, gjatë një bisede virtuale.

Së fundmi, këngëtari u drejtoi një pyetje ndjekësve në Instagram, që ishte në lidhje me vendet që fansat do të donin që Capital T të performonte këtë vit.

Një prej përgjigjeve ishte: “Në Serbi të lutem, ti ke shumë fansa këtu.”

Dhe True Kapo i kundër përgjigjet në këtë mënyrë: “Ndoshta kur shteti juaj të na njohë ne. Republika e Kosovës.