Në Hereq të Gjakovës ndodhet një lis që sipas banorëve mund të jetë 1000 vjeçar.

Përveç moshës dhe madhështisë që ka në dukje, banorët e zonës besojnë që ky lis sjell fat.

Ata shkojnë edhe më tej teksa thonë se kush përpiqet të dëmtojë lisin “mund të mbetet edhe pa grua”.

“Njerëzit që provojnë ta dëmtojnë lisin, ai iu kundërvihet e mund t’i lërë edhe pa grua.

Kam dëgjuar nga gjyshi se kur një njeri ka provuar ta krasit, është rrëzuar nga lisi e ka thyer këmbën dhe nuk është martuar kurrë”, kështu shprehet Shyhretja e cila kujdeset çdo ditë për të.

Shyhretja thotë se lisi ka aftësi të mbrojë veten dhe u sjell fat atyre që i luten.

“Kush e merr një dushk dhe e futë në xhep, sikur ta marrësh një dhuratë nga Zoti, si ta kesh Zotin pas vetes”.

Lisi, sipas Shyhretes nuk e pëlqen teknologjinë.

“Djali e ka vendosur një poç elektrik që të bëjë dritë natën, por lisi nuk e ka pranuar dhe poçi nuk ndizet. Lisi dëshiron që vendi të ndriçohet vetëm nga qirinjtë”.

Poshtë këtij lisi janë v arrezat e familjes Aliaj, disa nga këto v rre janë qindra vjeçare.

Shyhretja i viziton ato çdo ditë, duke u kujdesur për pastërtinë e tyre dhe duke i ujitur me ujë që familjarët e saj të va rrosur të mos ndiejnë etje.

“Çdo va rr është mirë të ujitet, sepse ndjejnë etje”.

Udhëtarët që kalojnë këtij, shpesh ndalen për ta vizituar këto vend që sipas tyre është i shenjtë, por ka edhe nga ata që vinë nga larg enkas për të shprehur dëshirat dhe parashtruar kërkesat të cilat presin të u a plotësojnë banorët e këtyre va rrezave dhe ky lis i vjetër.

Shiko Videon: