Këngëtarja e njohur Iva Aliko ka surprizuar të gjithë me pasionin e saj për fitnesin. Ajo së fundmi është shpallur kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

Është një nga femrat më seksi, por nuk do ta besoni çfarë numri e ka gjoksin Iva Aliko
Të gjithëve i ka ardhur habi me transformimin që ka bërë, sepse fansat e saj janë mësuar gjithmonë që ta komentojnë për format bo mbas tike. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ajo ka treguar se e pëlqen shumë këtë pasion dhe mendon se do vazhdojë gjatë. Madje fiziku dhe pamja e saj e tanishme i pëlqen më shumë sesa pamja që ka pasur dikur me forma të kolme.

Arian Çani: Kur fillove të ndryshosh totalisht jetesën?

Iva Aliko: U bë gati dy vite që e kam nisur, jam ushtruar dhe më përpara. Ishte dëshira për të pasur një trup perfekt, e nisa krejt rastësisht derisa përfundoi këtu. Jam ushtruar edhe më përpara, por jo kaq intesivisht.

Arian Çani: Për t’u bërë kampione e Bodyfitness ndodhi më vonë apo jo?

Iva Aliko: Po ndodhi gjatë rrugës.

Arian Çani: Ky është një pasion?

Iva Aliko: Është e vërtetë, të çohesh në mëngjes dhe të punosh për pasionin tënd është një kënaqësi shumë e madhe. E kam pasur pasion që e vogël, fitnesi ka qenë një nga pasionet e mia që e vogël, por nuk ka qenë primare në jetën time. Dy vitet e fundit është bërë gjëja ime kryesore, ushqehem shëndetshëm, kujdesem për trupin.

Arian Çani: Është një pasion i momentit apo ti mendon që do të vazhdojë?

Iva Aliko: Besoj se do të vazhdojë gjatë.