Prezantuesi dhe artisti shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.

Ndryshe nga një vit më parë, 58-vjetori e gjeti në punë, duke prezantuar “E diela shqiptare” dhe sigurisht që urimet dhe festimet e para ishin me stafin. Mes qindra mesazheve të marra, ai që me shumë gjasë i ka mbushur zemrën është ai i të birit, Jonit.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin e tij social një foto me Arditin dhe ka shkruar fjalët më të bukura për të atin, të cilin e konsideron si “vëllain e tij të madh”.

Joni jeton prej kohësh në Amerikë dhe një pjesë të festave të rëndësishme nuk ka mundur t’i kalojë pranë familjes, por pavarësisht faktit se janë të ndarë fizikisht, rrugët e shpirtit dhe zemrës nuk ndahen kurrë