Temperaturat e nxehta të verës janë dë rrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme.

Ekspertët kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvë luese dhe ushqimet që duhet të shmangni.

Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet dje rsës.

Ushqimet që duhen konsumuar

Shalqini

Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqini përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave dhe perimeve ngjyrën e ndezur të kuqe.

Burime të tjera të likopenit janë domatet, papaja e gatuar, qitro ngjyrë rozë etj. Luleshtrudhet janë të kuqe, por ngjyra e tyre vjen nga një përbërës tjetër dhe jo nga likopeni.

Sallatat.

Sallata jeshile, kastraveci, selinoja dhe rrepa përmbajnë mbi 95 përqind ujë. Ngrënia e këtyre ushqimeve në ditë të nxehta do ju ndihmojë të plotësoni do. zën e rekomanduar prej 8 gotash me ujë në ditë. Në këtë mënyrë do të jeni të hidratuar dhe do të ndieni freski. Luleshtrydhet dhe kungujt e njomë përmbajnë gjithashtu shumë ujë.

Çaji

Pijet e ftohta janë tejet joshëse në ditët e nxehta, por e vërteta është se pijet e ngrohta ose të vakëta mund të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit.

Çaji nxit urinimin dhe djersitjen por avullimi i kësaj të fundit është një nga mënyrat më të mira për rregullimin e temperaturës së trupit dhe ruajtjen e ekuilibrave të nxehtësisë.

Pirja e një lëngu të ngrohtë nënkupton që trupi preket nga një dallgë nxehtësie që rrit nivelin e dje rsës së se kretuar nga trupi që është më e rëndësishme se nxehtësia e brendshme që përftohet nga kjo pije.

Ushqimet që duhen shmangur.

Alk. oli.

Mund të ndiheni të zhgë njyer, por alk. oli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është që alk. oli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekst. reme të motit. Alk. oli nxit dje. rsitjen dhe urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin.

Mangot

Në të njëjtën mënyrë si alk. oli, mango nxit uri nimin dhe dje rsitjen ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares për të njëjtat arsye.

Mishi

Në mot të mirë, dëshira për piknik në natyrë në shoqërinë e zgarës në gjatë fundjavave në jug të vendit rritet, por mishi duhet shmangur në ditë të nxehta.

Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji.