Përgjatë kohëve të fundit në rrjet ka pasur kuriozitet të madh se kush do ta moderojë spektaklin “Big Brother Vip”, që pritet të startojë së shpejti.

Pak ditë më parë “Kryefjala.com” zbuloi se Arbana ka qenë në studiot e televizionit, ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha dhe është vendosur që përfundimisht ajo do të jetë drejtuesja e spektaklit.

Këtë lajm e ka konfirmuar dhe vetë Arbana, ndonëse në një mënyrë të tërthortë. Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” dhe gjatë një fjalimi falenderuar për stafin, moderatorja u shpreh: “Unë i vlerësoj të gjitha fjalët tuaj dhe mezi po pres të punojmë bashkë në atë që ju e dini që unë s’mund ta them”, u shpreh Arbana duke nënkuptuar se bëhet fjalë për nisjen e një rrugëtimi të ri.”

Gjithashtu, pas përfundimit të programit, ajo ka publikuar në Instagram një foto krahas së cilës ka shkruar: “Atëherë, çfarë është e rradhës?”

Të gjithë ndjekësit i kanë thënë të njëjtën gjë “BIG BROTHER VIP”.

“A mund ta besoni se kam mijëra mesazhe me të njëjtën përgjigje? Po si nuk thotë njeri bëj ca pushime”, ka shkruar Arbana.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur