Kejvina Kthella feston sot 26-vjetorin e lindjes. Kjo ditë speciale e ka gjetur në Dubai, ku është surprizuar në një jaht të zbukuruar me petale, tollumbaca, qirinj dhe një buqetë me trëndafila.

Kejvina u shfaq e veshur fillimisht me një fustan të zi me pjesë të tejdukshme që e bënte të dukej shumë seksi.

“Çfarë surprize”, shkroi Kejvina e lumtur krah videove të publikuara teksa la të kuptohet se këtë surprizë romantike ia ka bërë partneri, me të cilin publikoi dhe foto pak ditë më parë.

Kejvina kishte ftuar në jaht vetëm mikeshën e saj, Arta Elezajn, e cila ndodhet gjithashtu në Dubai.

Festa për vajzat vazhdoi me bikini e me muzikë duke kërcyer.