Një çift italian që kishin ardhur për pushime në Shqipëri janë përballur me një situatë të sikletshme dhe të papritur. Në një video që po qarkullon në internet, çifti i italianëve shihet duke lypur në rrugë për të siguruar lekët e kthimit për në vendlindjen e tyre. Në video ata shprehen se i kanë shpenzuar të gjitha paratë që kishin dhe tani kërkojnë ndihmën e qytetarëve shqiptarë për tu kthyer në Itali. Turisti italian thotë në video:

Kur vjen në Shqipëri me familjen, çunat i prishin të gjitha. Ju lutem duhet të kthehemi në Itali.