Landi Hysi i “West Side Family”, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, i cili është bërë me djalë dhe ka postuar foton e parë me vogëlushin.
“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, ka shkruar Landi.
Ndërkohë Miri i “West Side Family” ka publikuar foton e këngëtarit dhe ka zbuluar se partnerja e tij quhet Eva Ago. Partnerja eLandit ka publikuar në Facebook dy foto ku shprehet e emocionuar për dhuratën që u ka falur Zoti dhe ka zbuluar se djalin e kanë pagëzuar me emrin Lukas.
“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan Eva.