Sapo u mësua lajmi se së shpejti në Top Channel do të nisë Birg Brother Vip, menjëherë mediat nisën të lakonin disa emra prezantuesesh të njohura, të cilave mund t’u besohej ky format i madh.
Arbana Osmani, i pari emër që u shkon të gjithëve në mendje edhe për shkak se i janë besuar asaj 8 edicione Big Brother, në fakt nuk është e vetmja e lakuar. Luana Vjollca vjen menjëherë pas saj, madje lajmet e ditëve të fundit (Panorama) kanë bërë me dije se do të jetë pikërisht ajo drejtuesja e këtij formati.
Rrjeti mund të jetë bërë konfuz edhe nga postimi i Luanës i disa ditëve më parë. Një foto e saj mbi të cilën shkruante “Luana po të vëzhgon” (identifikuese me moton e spektaklit të famshëm) i bëri të gjithë të besonin se mund të jetë ajo moderatorja e Big Brother Vip. Ndonëse mund të jetë edhe një “provokim” i Luanës, ka të ngjarë që edhe ajo ta marrë timonin e një programi tjetër në Top Channel.
Por çfarë thotë vetë Arbana për këtë?
Natyrisht, është pyetje njëmilionëdollarëshe. Megjithatë, Arbana ka reaguar, ndryshe nga herët e tjera kur zgjedh të heshtë derisa të vijë koha e spektaklit.
Megjithatë, sot Arbana ka vendosur t’u kthejë një përgjigje fansave të saj për pyetjen e famshme. Por pa përgjigje konkrete. Në mënyrën e saj….
Kështu, pyetjes “A je ti prezantuesja e Big Brother VIP, na trego të lutem?”, Arbana i përgjigjet:
“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.
Kështu, emrat do të vijojnë të lakohen edhe për disa kohë, kureshtja e fansave nuk do të shuhet derisa lajmi për prezantuesen zyrtare të bëhet publik së shpejti.