Java do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qëndrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore, të cilat më teper prezente do të bëhen të enjten e të premten. Dendësimi i tyre do të vijë mesditen e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte si më poshtë.