Në shkurt të këtij viti, kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi hùmbi nënën e tij, e cila nuk mundi të fitojë bétejën me një sëmùndje nga e cila vùante prej disa kohësh.
Ditët e fundit të jetës ka qenë e shtruar në spítal, ku merrte mjékimin.
Flori ka qenë mjaft i lídhur me nënën e tij,të cilës në vitin 2014 i dedíkoi dhe një këngë me notat më të ndjéra.
Së fundmi, ai ka folur për herë të parë për hùmbjen e nënës së tij nëpërmjet një postimi një InstaStory, ku ka rréqethur me fjalët dedíkuar së ëmës së ndjerë.
“Hera e pare qe nuk me vjen mesazh nga ty. Nuk ka dite qe se vùaj mungesen tende, por edhe pse u mundova te mos dòrzohem, sot gati ndihem i dòrzuar pa ty, se mka marr malli me tmbajt ere nqafe, mka marr malli me tputh, me tpa, me tprek, me mshkrujt sapo me ke pare ne tv, e te me thuash si dola dhe pastaj te marr ne tel e tflas me ty, me ta degju zerin e me mthon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.
Ditën e djeshme këngëtari së bashku me Klajdi Harunin, prezantuan projektin e tyre muzikor “E para” me të cilin kanë mbyllur fazën e parë të konkurimit në “Kënga Magjike 2021”.
Kënga u prit mjaft mirë nga publiku, dhe këtë ditë kaq speciale për Florin i ka munguar një mesazh nga nëna e tij e ndjerë.