Në një reagim zyrtar nga SHBA bëhet me dije se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Lu fta e hapur dhe qëndrimet e forta kundërshtuese ndër vite të Sali Berishës me SHBA si dhe krijimi kushteve për kor rupsion të djalit dhe vajzës, janë ndëshkuar nga qeveria e SHBA.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken publikisht ka shpallur si person non grata në SHA ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha bashkë më familjen e tij.

Është vetë sekretari Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruan se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korr uptive mino jnë demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korr upsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Ndërkohë në faqen e departamentin të shtetit jepen hollësi për këtë vendim ndëshkues ndaj Sali Berishës dhe familjes me motivacionin për përfshirje në mënyrë sinjifikative në korr upsion.

“Në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë akte korruptive si ke qpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve”.

Një tjetër shkak për këtë vendim thotë Departamenti amerikan i shtetit lidhet edhe me retorikën e përdorur nga Berisha për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga he timet e pavarura antikor rupsion dhe masave llogaridhënëse.