Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel. Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shihen policë mbi motor, ku në dixhiturë shkruan; ‘Rruga për Tiron o knej…’
Kujtojmë se Rama së fundmi është shprehu se Shqipëria nuk mund të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE, por se vendi është padiskutim gati për hapjen e negociatave.
Rama zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Lajçak shkroi në ‘Twitter’ se ka uruar Ramën për mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor,”- shkruante Lajçak.