Simboli i shqiponjës dykrenare që Anxhela bëri gjatë një paraqitjeje para mediave në Eurovision ka revoltuar serbët. Mediat serbe e kanë cilësuar veprimin e këngëtares shqiptare si një provokim duke e quajtur skandal.
“Në prag të mbrëmjes së parë gjysmëfinale të Eurovision, e cila po mbahet në Hollandë në Roterdam, kishte një skandal kur përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, doli para shtypit dhe tregoi simbolin e Shqipërisë së Madhe, “Shqiponja me dy koka”.” shkruan Blic.
Ndërkohë media “Srbijadanas” akuzon Anxhelën se ka kopjuar këngëtaren serbe, Lepa Brena me veshjen e saj.
“Përfaqësuesja e Shqipërisë në konkursin muzikor “Eurovision” në Roterdam, e cila bëri një skandal kur tregoi një shqiponjë dykrenare, një simbol të të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, në tapetin e kuq, kopjoi Lepa Brena-n.”-shkruan media.
Anxhela u shpall si e veshura më mirë mes pjesëmarrësve.