Ana Lleshi tashmë konsiderohet një person publik, që pas famës nga “Për’puthen” e jo vetëm.
Ish-konkurrentja debutoi edhe si këngëtare me lançimin e këngës së saj me videoklip “Deal” që mori shumë kritika dhe u cilësua si dështim.
Pavarësisht kësaj nuk është çudi që bukuroshja brune te ketë miqësi me shumë njerëz në industrinë e muzikës.
Së fundmi ka tërhequr vëmendjen një koment i saj në një foto në Instagram të Getinjos, që u duk si përpjekje për të flirtuar me të, por reperi nuk ja ka kthyer me të njëjtën monedhë.
“Du me tpa , po t’thiri t’thiri vec kallxom ku je ?!” shkruan Ana teksa e shoqëron me emoji duke qeshur me lot.
“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”- ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga ish-konkurrentja e programit të dashurisë.
Epo, me siguri nuk i ka pëlqyer ky koment!
Ndoshta dyshja mund të jenë pranë një bashkëpunimi dhe komentet janë tekst kënge, megjithatë shumica mendon se ishte thjeshr flirtim nga Ana.
Ana Lleshi debutoi në muzikë me këngën “Deal”, të cilën e publikoi 2 ditë më parë. Ajo ishte ndër të paktët që nuk ka publikuar një këngë nga konkurrentët e “Për’Puthen” dhe sigurisht që vëmendja për këtë projekt muzikor të saj ishte maksimal.
Por siç ka ndodhur me gjithë miqtë e saj, që kanë bërë më herët këngë, publiku u zhgénjye duke i vënë vulën faktit se muzika është bànalízuar.