Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan propozoi krijimin e një administrate të re për Jeruzalemin.

Erdogan e hodhi idenë gjatë një konference për shtyp, ku tha se Turqia do ta mbështeste hap pas hapi zbatimin e një plani të tillë, politikisht por edhe ushtarakisht.

“Izraeli përpiqet të legjitimojë veprimet e tij duke përmendur rezistencën palestineze. Po palestinezët nuk kanë avionë lu ftarakë, ndërsa ju nga ana tjetër keni pafund. Kë po përpiqeni të gënjeni? E dënoj Austrinë që mban varur flamurin izraelit. Mendoj se Austria po i bën myslimanët të paguajnë për kohën kur hebrenjtë iu nënshtruan geno cidit”, thotë Erdogan.

Një ish-kryeministër izraelit, emrin e të cilit nuk po e përmend shtoi Erdogan, më tha përpara shumë vitesh se kënaqësia e tij më e madhe kishte qenë të vri ste palestinezë gjatë shërbimit të vet usht arak si gjeneral. Duke kujtuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara si aleat kyç i Izraelit, presidenti turk nuk kurseu në komentet e tij të ashpra as vetë shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

“Ju po e shkruani historinë me g jak nëpër duar. Na detyruat ta themi këtë, sepse nuk mund të heshtim më”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan shtoi se kishin parë “firmën e Bidenit mbi armët në Izrael”, duke iu referuar raporteve në mediat amerikane mbi një ngarkesë të re armatimesh të aprovuara nga administrata e Joe Biden. Gjatë sundimit të tij 18-vjeçar, presidenti turk ka fituar mbështetje në mbarë Lindjen e Mesme duke u shfaqur si përkrahës i fuqishëm i kauzës palestineze.