Olivia dhe Liam ishin emrat më të famshëm në Amerikë, përkatësisht për vajzat dhe djemtë, në vitin 2020, sipas listës vjetore të Administratës së Sigurimeve Shoqërore (SSA).
Në vitin 2020, tre emrat më të preferuar për vajzat dhe djemtë mbetën të njëjtë për të dytin vit radhazi. Olivia, Emma dhe Ava ishin tre emrat më të pëlqyer për vajzat; dhe Liam, Noah dhe Oliver ishin më të preferuar për djemtë.
Henry iu shtua listës së 10 emrave më të preferuar të djemve, për herë të parë në më shumë se një shekull. Sipas SSA, emri po përdoret gjithnjë e më tepër kohët e fundit dhe për herë të fundit u shfaq në listën Top 10 të SSA në vitin 1910.
SSA ka publikuar se gjatë 100 viteve të fundit, Michael ka qenë emri më i zakonshëm për fëmijët e gjinisë mashkullore, duke zënë vendin e parë 44 herë. Gjatë të njëjtave viteve, Mary është renditur si emri më i preferuar për vajzat, plot 35 herë.
Lista për emrat e vitit 2020, si më poshtë.
10 emrat më preferuar për bebet vajza në vitin 2020:
1. Olivia
2. Emma
3. Ava
4. Charlotte
5. Sophia
6. Amelia
7. Isabella
8. Mia
9. Evelyn
10. Harper
10 emrat më preferuar për bebet djem në vitin 2020:
1. Liam
2. Noah
3. Oliver
4. Elijah
5. William
6. James
7. Benjamin
8. Lucas
9. Henry
10. Alexander