Xhensila Myrtezaj tashmë vjen dhe si një bussineswoman ose për ata që nuk e kuptojnë si një grua biznesi.

Krahas muzikës, ku çdo vit renditet në krye të toplistave me hitet e saj të padiskutueshme, këngëtarja e mirënjohur po e gjen veten të angazhuar dhe në fusha të tjera.

Burime për “Prive” kanë konfirmuar se Xhensila prej kohësh po punon në një sipërmarrje të re

Thuhet se brenda pak muajsh këngëtarja do të lançoje linjën e saj të produkteve të kujdeesit për lëkurën së bashku me hapjen e një klinike estetike në Tiranë.

Vetë Xhensila nuk ka dhënë detaje dhe ka preferuar ta mbajë surprízë këtë detaj të rëndësishëm.

Përsa i përket muzikës, projekti më i fundit i saj ishte hiti i verës së kaluar “Panorama”

Vetë këngëtarja ka konfirmuar se po xhiron klipin e këngës së re, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt solo apo për bashkëpunimin me Getoar Selimin dhe Majk për të cilin është përfolur prej kohësh.

“Prive” po ashtu ka mësuar se këngëtarja do të realizojë një duet me Klajdi Harunin.

Dy zëra si Klajdi dhe Xhensila me siguri do të sjellin një baladë shumë të bukur me potencial të madh për të mos qenë thjesht një projekt sezonal, por një hit i përhershëm.