Misíoni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli me një deklaratë të fortë në lídhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje pasi përdori makinerinë shtetërore.

“Ndërsa ka shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pùshtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pùshteti i saj, përfshírë edhe kontrollin e administratës lokale dhe kéqpérdorimin e burimeve administrative.Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash

Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lídhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensítive, përfshírë edhe preferencat politike të qytetarëve.

SHBA ngùl këmbë që orgànet e hetímit dhe gjýqësori duhet të mbàjnë përgjegjës çdo individ që ka shkélur lígjin apo që ka ndàluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të ínvestíguar krímet elektorale,” théksoi ajo.