Fragmentet në rënie të raketës hapësinore kineze ‘Long March 5B’ mund të prekin dhjetë rajone të Italisë. Kjo u konfirmua nga Mbrojtja Civile në Itali dhe u raportua nga mediat fqinje. Rajonet të cilat mund të preken janë Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.

Sipas ekspertëve, rënia në tokë është parashikuar në orën 02:24 të mëngjesit të datës 9 maj, me një diferencë kohore, pasigurie, prej 6 orësh. Ekspertët në Itali u kanë kërkuar qytetarëve të qendrojnë në banesat e tyre. Kjo këshillë vjen, pasi sipas parashikimeve nuk ka gjasa që fragmentet të shembin një ndërtesë, prandaj ato po cilësohen si të sigurta për qytetarët. Megjithatë, rrez iku tek njerëzit, mbetet, raportojnë mediat italiane. E këshillueshme është të qëndrohet larg dyerve dhe dritareve prej xhami. Kujtojmë se sipas hartës së publikuar nga BBC, në zonën e kuqe ishte edhe Shqipëria.