Në 24 orët që lamë pas nuk është paraqitur asnjë i së murë me Covid-19 në Shërbimin Inf ektiv të QSUT-së. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në 24 orë, që nga marsi i vitit 2020, kur në Shqipëri u konfirmuan rastet e para me koronavirus. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale mjeku Tritan Kalo, i cili në ditarin e tij virtual “Kohë kovidiane”, që tanimë e ka bërë traditë, shkruan:
“Kohë kovidiane…. 8.05.2021…. Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmu ndjeve Infe ktive në QSUT, nuk është paraqitur asnjë i së murë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19. Shpejt për të folur me siguri, por kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tuneli i gjatë, ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 marsit 2020. Kemi ende plot të sëm urë në gjendje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëm urë që mjekohen në banesat e tyre. Kemi humbur qindra e mijëra të afërt, miq e shokë. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por ne nuk jemi dorëzuar. Vetëndërgjegjësimi dhe vetëkujdesja kurrë të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit…MHD (Maska, Higjiena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) mbeten shumë të efektshme në këtë betejë me armikun e padukshëm.
Vaksinimi po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tunel, ndaj për asnjë dakikë mos ngurroni të vaksinoheni ndaj infek sionit Sars-Cov2/Covid-19….Mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se: ”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mençur për ta gjetur e nxjerrë atë nga ai”.
Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten, si dhe ata që gjallojnë rreth jush. Ne, mantelbardhët, dhe stafi tjetër mjekësor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19. Koha po punon për ne, që edhe me kujdesin e pamunguar ndaj vetëvetes, të mundemi t’i gëzojmë sa më mirë bukuritë e këtyre viseve të së bekuarës nënëlokes Shqipëri….Together forever!”