Piramida e Tiranë është shndërruar në një kantier ndërtimi. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet e punimeve dhe projektin 3D, sesi do të duket pas përfundimit të punimeve.
Kreu i Qeverisë shkruan se Piramida do të shndërrohet në një qendër të teknologjisë digjitale.
“Vijon puna për qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, e cila do ta bëjë PIRAMIDËN adresën e fëmijëve dhe të rinjve të shekullit XXI. Një projekt transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan kryeministri.
Piramida, siç ka thënë edhe më parë Rama, do të shndërrohet në qendrën më të madhe invoacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale në rajon.
HISTORIA E PIRAMIDËS
Historia e Piramidës së Tiranës fillon që prej 1980 kur ndërtesa ishte dizajnuar në kujtim të jetës së diktatorit Enver Hoxha.
Menjëherë pas vdekjes së tij, një grup arkitektësh, udhëhequr nga e bija e diktatorit Pranvera Hoxha dhe bashkëshorti i saj Klement Kolaneci, dizajnuan strukturën e Piramidës. Ndërtesa u hap në 1988 si Muzeu “Enver Hoxha”.
Atë kohë përshkruhej si “struktura individuale më e shtrenjtë ndërtuar në Shqipëri.” Megjithatë qëllimi për të cilin u ndërtua ishte jetëshkurtër. Pas rënies së Komunizmit në Shqipëri në 1991, Piramida u shndërrua në një qendër kulturore, duke nderuar Pjetër Arbnorin, një i mbijetuar dhe viktimë e regjimit.