Ditën e sotme ndërroi jetë nga Covid-19 aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja.

Ai ndodhej i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet që prej dy ditësh, por nuk ka arritur të fitojë dot bet ejën me virusin. Fillimisht aktori ishte i shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, ku u tha se gjendja shëndetësore e aktorit u përmirësua. Megjithatë duket se Radoja nuk ka arritur t’ja dalë.

Por kush ishte “shkodrani që i bani të tana” në kinematografinë shqiptare?

Guljelm Radoja e ka nisur karrierën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Sa i përket skenës së teatrit, Radoja spikati për rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bwllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Ndërsa në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.

Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vde s në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vde kur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Karakteristikë është se shumica janë role kryesore, të vlerësuara edhe me çmime e medaljone. Sakaq, meritat e tij artistike kanë bërë që aktori të nderohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Artist i Merituar”.

Në një ndër intervistat e pakta ku ka folur për jetën e tij për gazetaren Juela Meçani, Radoja ka treguar se ka kaluar shumë peripeci për shkak të “biografisë” së familjes së bashkëshortes.