Partia Demokratike ka bërë një kallëzim në SPAK për blerjen e votave me 100 euro.
Në një deklaratë për mediat, nga Enkelejd Alibeaj, PD ka bërë publike skemën kri m inale të aleancës Rama-Doshi në zonën e Pukës.
‘Benet Beci, Tom Doshi, Mark Frroku, kryebashkiaku i Pukës, në krye të listës për blerjen e votave.
Kallëzimi u dorëzua që në 16 prill, por SPAK heshti’, tha gjatë deklaratës së tij Enkelejd Alibeaj.
Deklarata e Enkelejd Alibeajt nga selia e PD:
Zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike. Në 25 prill ishte finalizimi i ekzekutimit të planit për të qendruar në pushtet përmes blerjes së votave nga aleanca Rama-Doshi.
Partia Demokratike e ka denoncuar këtë plan në organet e drejtësisë përpara zgjedhjeve, por SPAK nuk bëri asgjë për ta ndaluar masakrën e blerjes së votave.
Në 16 prill kemi kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion krimin elektoral të blerjes së votave në zonën e Pukës nga njerëzit e Edi Ramës dhe vetë Tom Doshi.