E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare ka qenë Pranvera e cila ka rrëfyer historinë e dhi mbshme të vëllait të saj. Në moshën 8-vjeçare ai shkoi të mblidhte arra me shokët e tij dhe hipi në një shtyllë për t’i arritur, por e zuri korrenti. Ai përfundoi në spital por duart e tij kishin pë suar dje gie të thellë dhe doktorët ishin të detyruar që t’ja prisnin të dyja për t’i shpëtuar jetën.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që atij i pus hon zem ra për 5 minuta.

Pranvera: Po, babi thoshte e kam djalin e madh, dritën e syve dhe nuk mund ta duroj dot pa duar. Doktorët i kishin thënë që duhet t’i presë të dyja duart që ai të jetojë dhe babi i thoshte të lutem, një dorë, dy gishta që ai të ushqehet. Ishte diçka e papritur që të kesh një fëmijë pa duar, si do ushqehej. Në 12 të natës infer mierja shkoi për t’i bërë një gji lpërë, shikon aparaturën, bërtet me të madhe sepse i kishte ndalur ze mra. Erdhën doktorët, e operuan dhe ia prenë duart. Me kalimin e kohës vëllai u shërua, qëndroi një kohë të gjatë në spital në Tiranë. Tomi i thoshte doktorëve që xhaxhi mi shëro duart se unë do të të sjell arra.

Ardit Gjebrea: Si u mësua familja dhe vetë Tomi me këtë realitet tjetër?

Pranvera: Sa u shërua shkoi në shkollë, nuk shkruante, vetëm lexonte. Pastaj Tomi u mësua, ne u mësuam, mami e kishte shumë problem kur erdhi nga spitali sepse nuk e kishte parë asnjëherë Tomin në spital me duart e prera. Mamit i binte të fiktë çdo ditë, por filloi të mësohej dhe ajo që ky është realiteti dhe jeta e Tomit. Pastaj Tomi luante me shokët, shkonte në shkollë, mërzitej dhe qante sepse rrëz ohej derisa iu for cuan duart.