Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me të birin, Zahon dhe në vendin që ky i fundit donte më shumë, në Vlorë

Në foton që Rama ka publikuar në facebook shihet teksa e ka kapur përdore Zahon dhe i tregon lapidarin për dëshmorët e fshatit Vuno, si dhe nga e ka marrë emrin.

Një numër vendasish të fshatit Vuno u bashkuan me Ushtrinë Nacionalçlirimtare Shqiptare, si luftëtarë guerile gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më i njohuri prej tyre ishte Zaho Koka, nga ku ma marrë edhe emrin djali i Kryeministrit.

Zaho e ka shprehur dashurinë e tij për Vlorën në një nga mitingjet elektorale, kështu që kryeministri Edi Rama me sa duket ka zgjedhur që t’ia tregojë çdo pëllëmbë të saj.