Shumë personazhe të “Për’Puthen” e kanë përdorur famën e tyre për t’u përfshírë në tregun muzikor.

Pavarësisht nëse kanë apo jo talent për këndim, shumë prej tyre kanë publikuar të paktën një këngë deri më tani

Madje duket sikur e kanë kthyer në një sfídë me njëri-tjetrin, se cili prej tyre do të nxjérrë më shumë këngë dhe sigurisht kush do marrë më shumë klikime.

Të fundit që kanë nxjérrë këngë dhe që nuk e prisnim aspak të ndërmerrnin këtë hap, janë Luljeta dhe Ndriçimi nga “Për’puthen +40”.

Të dy ata publikuan këngën me titull “S’ta jap”, që nga një pjesë e madhe e publikut nuk u prit fare mirë

Përveç mungesës së talentit të “këngëtarëve”, kënga u krítíkua edhe për tekstin e saj të dobët e shumë bànal.

Shumë e kanë justifíkuar edhe me faktin se Luljeta dhe Ndriçimi e kanë bërë këngën thjesht për të plotësuar dëshirat e tyre dhe jo për t’u përfshírë në muzikë.

Megjithatë ka nga ata, artistët e vërtetë, që këngë të tilla nuk mund t’i mbështesin.

Së fundmi, Elgit Doda ka reàguar i révoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”.

Ai ka postuar një pjesë të këngës në Instagramin e tij dhe përkrah ka shkruar:

“Dégjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.