Prej kohësh Era Istrefi i ka munguar edhe muzikës, por edhe rrjeteve sociale, ku nuk është më aktive si më parë. Mirëpo së fundmi këngëtarja është rikthyer për të postuar një kolazh me tre foto shumë provokuese.

Era shfaqet e veshur me xhinse, atlete dhe një këmishë të shkurtër poshtë të cilës nuk ka asgjë.

Në një prej fotove këngëtarja e hitit “Bonbon”, ka ngritur dorën duke treguar më shumë se ç’duhet, por është kujdesur që të vendosë emoji.

“Kam shumë M (money-para) në mendjen time”, shkruan Era, e cila i ka lënë fansat në pritje për ndonjë projekt të ri.