Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës si për partitë ashtu edhe për kandidatët.
Në këtë qark kanë dalë trr deputetë, dy nga PD dhe një nga PS.
Në listën e PD-së mandatin e parë e fitoi biznesmeni Flamur Hoxha, ndërsa të dytin Isuf Çelaj.
I vetmi mandat nga PS u fitua nga Gerta Duraku.
Megjithatë gara ka patur edhe të papritura, pasi kanditatja e Nismës Thurje Era Buçpapaj për Qarkkun Kukës ka marrë vetëm një votë, praktikisht të sajën.
Mesa duket atë nuk e ka votuar as rrethi familjar. Të paktën ky është rezultati i publikuar nga KQZ.