Selia e PD gumëzhinte nga mbështetësit e saj, ndërkohë që kryedomokrati Basha mbajti një fjalim para tyre, pas takimit me drejtuesit politik të qarqeve.
Basha u premtoi të gjithë mbështetësve të tij se nuk do ti zhgënjejë dhe do të luf tojë për ta, duke shtuar më tej se be teja sapo ka filluar dhe demokracia do të fitojë!
Basha: Të rinj dhe të reja, burra dhe gra ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme. Ju premtoj ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë, do të lu ftojmë për ju. Për qindra mijëra qytetarë që lu ftuan për ne. Zëri juaj do të dëgjohet qartë, është përgjegjësia ime para jush dhe para Shqipërisë.
Nata që ka rënë sonte njësoj si hijet që aviten në zemrat e shqiptareve do të davaritet. Dielli do të ngrihet sërish nesër, fryma e ndryshimit që ne sollëm është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur dhe do të luf tojmë çdo ditë, çdo çast për të mbrojtur demokracinë, për një të ardhme më të mirë. Bet eja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund. Demokracia do të fitojë! Shqipëria do të fitojë.