Shqiptarët kanë marrë pjesë masivisht në zgjedhjet që u mbajtën dje në Shqipëri për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme.
Ndërkohë, krahasuar me zgjedhjet e parafundit, të 2017-ës, sipas projeksioneve paraprake rezulton të ketë 3% më shumë fletë votimi në këto zgjedhje.
Ndërkohë, nëse do të përllogarisim me numër votuesish, bëhet fjalë për më shumë se 130 mijë votues më tepër
Në vend vazhdon numërimi i kutive të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit. PS vazhdon të udhëheqë, por ka shënua rënie që nga nisja e numërimit të kutive të para.
Kështu, nëse në fillim PS kishte rreth 58 përqind të votave, tani ajo ka 49 përqind të votave.
Në vend janë akoma pa numëruar edhe të paktën 75 përqind e kutive të numërimit.