Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër për herë të dytë. Leonita ka sjellë në jetë një vajzë dhe Graniti ka publikuar foton e parë me të bijën duke zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti.

Graniti dhe Leonita janë prindër edhe të një vajze tjetër 2-vjeçare me emrin Ayana.