Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi, kandidimi i të cilit ka ngjallur reagime të shumta për shkak të thirrjeve të SHBA, ka deklaruar nga Korça se partia e tij synon më shumë se 6 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, 5 prej të cilëve i quan të sigurt.
Doshi deklaroi në një prononcim për mediat se PSD ka dy mandate të sigurta në Shkodër, tre në Tiranë, ku synon edhe më shumë për shkak të shpresës tek elektorati gri, duke shtuar se pritshmëritë janë të mëdha edhe te kandidati i Korçës, për shkak të figurës së tij.
Ai akuzoi forcat e tjera politike se takohen me elektoratin njëherë në katër vite, ndërsa shtoi se në Partinë Demokratike ka pasur sherr, ku sipas tij ish-deputeti Ervin Salianji është rrahur me dikë tjetër. Doshi refuzoi të bënte komente për rolin e presidentit në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Të gjitha partitë bashkë sepse në fund prapë bëhen bashkë të treja. Në darkë mblidhen të gjithë dhe kanë ndarë zonat këtu. Sot ka filluar një luftë e madhe mes partive se kush me marrë vota ma shumë. Do marrë Nikoja apo do marrë Olta apo me radhë sa janë këta. Këta të dy kurse të tjerët nuk I njoh nga afër.