Ditën e djeshme sekretari i Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni mbeti i pla gosur me ar më zj arri në këmbë. Autori i kësaj ngjarje është Ndriçim Jonuz alias Ndriçim Tahiri i cili figuron një person me precedent kri minalë në fushën e kri mit kundër jetës. Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, Dorian Toplini dhe Markel Shtylla. Por sipas Jonuzit ngjarja nuk ka ndodhur për motive politike, duke thënë se në jetën e tij ka bërë shumë për PD-në, por e gjithë ngjarja e djeshme ndodhi për shkak të një parkimi.
Lul Basha më ka cilësuar socialist, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe ti pyesë ata nëse unë jam apo jo socialis. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës që ti përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babës sim është dë nuar me pushk atim për shkak të vendosjes së bom bës në ambasadës ruse.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi autorin e kësaj ngjarje si militant të PD dhe jo socialist ashtu siç kryedemokrati Basha e quajti më parë. Rama tha se PD nuk ka faj për ngjarjen, por për atë që ai e cilëson si politizim skandaloz.
Por Partia Demokratike ka publikuar një foto ku hedh poshtë gjithçka që Jonuzi dhe Rama tha pasi sipas tyre ai ka lidhje me partinë socialiste . Në foton e publikuar nga PD janë Markel Shtylla, Shefi i Policisë Bashkiake, i cili ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes, kryetari i Bashkisë Redian Krali, autori i pla gosjes Ndriçim Jonuzi dhe Dorian Toplini, edhe ky i pranishëm në momentin e ngjarjes. Sipas PD, sul mi është kr iminal dhe të gjitha faktet dëshmojnë se su lmuesit e djeshëm janë njerëz e kryeministrit.
DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE: